Ky funksionalitet është ekskluzivisht për ata që kanë një telefon Samsung.
Aplikacioni Your Phone i Microsoft bën një punë goxha të mirë për integrimin e Android dhe Windows, duke bërë të mundur përdorimin e telefonit nga desktopit apo pranimin e njoftimeve të tij.
Me seritë Galaxy Note 20 lançuar muajin e kaluar, Microsoft dhe Samsung lajmëruan një integrim më të thellë duke bërë të mundur që përdoruesit të luajnë aplikacionet në kompjuter.
Për fat të mirë ky opsion tashmë është i disponueshëm dhe i gatshëm për tu përdorur.
We are excited to announce that the Apps feature is now rolled out to everyone with supported devices (It may take up to 48hrs. to show up). It allows you to instantly access your Android phone’s mobile apps directly from your Windows 10 PC. Learn more: https://t.co/vASs8SCCVW pic.twitter.com/xUOaMmfALU
— Microsoft Your Phone (@MSYourPhone) September 15, 2020
Llogaria në Twitter e Your Phone tregon se opsioni i ri do të shfaqet në 48 orët e ardhshme. Megjithatë nuk mund të hapni disa aplikacione njëherazi por mund ti përdorni krahas aplikacioneve në desktop.
Ky funksionalitet është ekskluzivisht për ata që kanë një telefon Samsung. Specifikisht funksionaliteti është i kufizuar në Galaxy S9, S10, S20, Note 9, Note 10 dhe Note 20 përfshirë këtu modelet plus.
Gjithashtu funksionon edhe në telefonët me palosje Samsung dhe disa seri Galaxy A.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë