Funksioni është ende në testim në iOS por në fund presim që të debutojë edhe në Android. Parametrat aplikohen edhe për foton e profilit dhe biografinë tuaj.
WhatsApp e pësoi rëndë kur tha në fillim të vitit se do të ndryshonte politikat e privatësisë megjithatë një përditësim i ri do tu japë përdoruesve më shumë kontroll mbi privatësinë e tyre.
Vite më parë WhatsApp lançoi një funksion ku përdoruesit mund të vendosnin kush sheh foton e tyre të profilit, hapësirën About, dhe nëse keni parë mesazhet që të tjerë ju dërgojnë.
Funksionalitetet e disponueshme ishin “Everyone”, “My Contacts” dhe “Nobody.” Megjithatë një funksion i ri do të shtohet për parametrit “Last Seen” në mënyrë që të zgjidhni individualisht kush do të shohë nëse e keni parë mesazhin e tyre ose jo.
Funksioni është ende në testim në iOS por në fund presim që të debutojë edhe në Android. Parametrat aplikohen edhe për foton e profilit dhe biografinë tuaj.
Natyrisht nëse nuk lejoni dikë të shohë nëse keni parë mesazhet e tyre, atëherë as ju nuk do të mund të shikoni statusin e tyre.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë
Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE