Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Porositë e para të iPhone 12 dyherë më të larta sesa iPhone 11

Megjithatë iPhone 12 do të shitet në dy madhësi të reja muajin e ardhshëm. Sipas Kuo modeli i rangut të lartë 12 Pro pati kërkesën më të lartë dhe fillon nga 1,000 dollarë.

Apple iPhone 12 ende nuk është në shitje ndërsa porositë kanë filluar dhe sipas përllogaritjeve linja e re e smartfonëve të Apple e ka nisur mirë.

Porositë për iPhone 12 janë dyfishuar krahasuar me iPhone 11 në 24 orët e para të porosive sipas analistit Ming Chi-Kuo. Analist ka një reputacion për raportimin e informacioneve të sakta në lidhje me produktet e Apple.

Apple raportohet të ketë shitur mes 1.7 milionë dhe 2 milionë iPhone 12 gjatë ditës së parë të porosive më 16 Tetor. Vitin e kaluar iPhone 11 shiti mes 500 deri në 800 mijë njësi për të njëjtën periudhë.

Në 2018-ën Apple ndaloi së ofruari shifra të shitjeve të iPhone. Për javën e parë Kuo parashikon se iPhone 12 është porositur 9 milionë herë, pak më pak se 12 milionë të iPhone 11 vitin e kaluar.

Megjithatë iPhone 12 do të shitet në dy madhësi të reja muajin e ardhshëm. Sipas Kuo modeli i rangut të lartë 12 Pro pati kërkesën më të lartë dhe fillon nga 1,000 dollarë.

Porositë për iPhone 12 dhe 12 Pro filluan më 16 Tetor dhe shitjet më 23 Tetor. Porositë për iPhone 12 mini dhe 12 Pro Max fillojnë me 6 Nëntor dhe shitjet më 13 Tetor.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

31,990 L36,990 L
 
- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L
- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

9,990 L
Kurseni: 3,000 L