Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Raportohet se OpenAI do të lançojë GPT-5 në Verë

Dy burime anonime të afërta me çështjen thanë se disa konsumatorë sipërmarrje kanë marrë disa demo të GPT-5. Një prej tyre tha se GPT-5 është materialisht më i mirë.

Raportohet se OpenAI do të lançojë GPT-5 në Verë

Kur OpenAI lançoi modelin GPT-4 një vit më parë, aftësia e tij për të imituar komunikimin njerëzor krijoi një valë emocioni. Që atëherë pyetja ka qenë: Kur GPT-5 do të vijë?

Sipas një raporti nga Business Insider, OpenAI pritet të lançojë GPT-5, versionin e përmirësuar të modelit gjuhësor që fuqizon ChatGPT, në mesin e 2024 që i bie të jetë Vera e këtij viti.

Dy burime anonime të afërta me çështjen thanë se disa konsumatorë sipërmarrje kanë marrë disa demo të GPT-5. Një prej tyre tha se GPT-5 është materialisht më i mirë.

Në një shfaqje të fundit të Sam Altman në podkastin e Lex Fridman, ai lë të kuptohet se kompania po përgatitet për lançimin e një model madhor AI por mbetet për tu parë nëse do të quhet GPT-5 apo GPT-4 Turbo.

OpenAI lançoi GPT-4 në Mars të 2023, një përmirësim madhor i GPT-3. Sipas raportit, OpenAI është ende duke trajnuar GPT-5, dhe pas përfundimit të tij, modeli do t’i nënshtrohet testimit të brendshëm të sigurisë për të identifikuar dhe adresuar çdo problem përpara publikimit të tij.

Data e lëshimit mund të vonohet në varësi të kohëzgjatjes së procesit të testimit të sigurisë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

102,990 L114,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro

49,990 L57,990 L