Kompania thotë se asnjëherë nuk ka dorëzuar të dhëna të përdoruesve tek autoritete shtetërore. Por thotë se mund të dorëzojë të dhënat e përdoruesve në raste ekstreme.
Telegram është një prej aplikacioneve më të mira të komunikimit që shquhet për kujdesin e lartë ndaj privatësisë së përdoruesve nën kushte normale.
Megjithatë shërbimi siç duket i është nënshtruar hetuesve federalë Gjermanë e madje dorëzuar të dhëna në disa hetime për terrorizëm dhe abuzim me të mitur sipas një raporti të ri.
Der Spiegel tha se Telegram ka dorëzuar të dhëna pranë Policisë Kriminale Federale në Gjermani lidhur me disa të dyshuar të përfshirë në veprat penale të terrorizmit dhe abuzimit me të mitur.
Kompania thotë se asnjëherë nuk ka dorëzuar të dhëna të përdoruesve tek autoritete shtetërore. Por thotë se mund të dorëzojë të dhënat e përdoruesve në raste ekstreme.
Në politikat e privatësisë së Telegram thuhet se kompania mund të zbulojë adresën IP dhe numrin e telefonit tek autoritetet shtetërore nëse merr një urdhër gjykate. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë sipas shërbimit.
Der Spiegel tha se Ministria e Brendshme Gjermane ka kërkuar që Telegram të bashkëpunojë me hetimet ndaj një grupi kriminal që përdor platformën për të përhapur mesazhin e tyre.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë