Monedhë

Kategoritë

1 javë më parë

Reddit përditëson aplikacionet iOS dhe Android për tu fokusuar tek komentet

Synimi është që komentet të bëhen pjesë qendrore e eksperiencës së përdoruesit. Tashmë ato do të hapen më shpejtë  dhe në momentin që një përdorues klikon ikonën e komentit të një postimi.

Reddit përditëson aplikacionet iOS dhe Android për tu fokusuar tek komentet

Reddit përditësoi aplikacionin mobil iOS dhe Android për të vënë theksin tek komentet tha kompania ditën e sotme. Ndryshimet e bëra vinë për të eliminuar pengesat tha kompania përmes një postimi në blog.

Synimi është që komentet të bëhen pjesë qendrore e eksperiencës së përdoruesit. Tashmë ato do të hapen më shpejtë  dhe në momentin që një përdorues klikon ikonën e komentit të një postimi.

Duke klikuar ikonën e komenteve, përdoruesit dërgohen menjëherë në komentin kryesor duke kapërcyer postimin origjinal.

Një shirit konteksti me postimin origjinal do të ngjitet në krye të ekranit me tekst, imazh ose video. Duke klikuar mbi të, përdoruesi kthehet pas tek teksti apo i imazhi i postimit origjinal.

Përditësimi gjithashtu përmirëson mënyrën sesi përdoruesit navigojnë komentet duke krijuar konsistencë mes llojeve të ndryshme të postimeve (tekst, video apo imazhe.)

Tani përdoruesit mund të tërheqin nga e majta për të parë postimet e reja ose të tërheqin poshtë lart për të shkuar menjëherë tek seksioni i komenteve.

Ndryshimet sugjerojnë se Reddit po përpiqet të inkurajojë më shumë angazhim në komente përtej leximit apo shikimit të postimeve.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15

73,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 13 Pro

49,990 L57,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

99,990 L109,990 L