Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Rrjeti social X do të lejojë personat që i keni bllokuar të shohin postimet tuaja

Musk ka qenë një zë i fortë kundër butonit të bllokimit. Vitin e kaluar ai tha se funksionaliteti nuk bën sens dhe duhet të hiqet në favor të një butoni që fsheh postimet e të tjerëve.

Rrjeti social X do të lejojë personat që i keni bllokuar të shohin postimet tuaja

Rrjeti social X tani do ti bëjë postimet tuaja të dukshme edhe për përdoruesit që keni bllokuar.

Në një replikë ditën e Hënë në X, Elon Musk tha se funksioni “block” thjeshtë do të bllokojë ndërveprimin mes juve dhe personit që keni bllokuar, por ende ai do të mund të shikojë postimet tuaja nëse llogaria është publike.

Aktualisht X shfaq një mesazh “You’re blocked” nëse përpiqeni të vizitoni profilin e një personi që ju ka bllokuar. Për më tepër bllokimi i të gjitha postimeve gjithashtu ju ndalon që të shikoni replikat e tyre, përmbajtjet media, ndjekësit dhe listën e personave që ndjekin.

Musk ka qenë një zë i fortë kundër butonit të bllokimit. Vitin e kaluar ai tha se funksionaliteti nuk bën sens dhe duhet të hiqet në favor të një butoni që fsheh postimet e të tjerëve.

Ai gjithashtu ka kërcënuar përdoruesit se nuk do të lejojë bllokimin e të tjerëve në platformë me përjashtim të mesazheve direkte. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Apple iPhone 16 Pro Max

107,490 L149,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 16

68,490 L91,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

52,990 L59,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

75,990 L85,990 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 9 Pro XL

79,990 L