Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Rusia thotë se Apple ka abuzuar me App Store

Agjencia nisi hetimet pas gjiganti i sigurisë Kaspersky Lab u ankua se Apple kishte refuzuar një aplikacione nga App Store.

Reagimi i ligjvënësve Amerikan mund të mos jetë arsyeja pse Apple do të ndryshojë mënyrën sesi bën biznes. Pas një hetimi mëse 1-vjeçar, autoritetet Ruse kundër monopoleve kanë gjetur se prodhuesi i iPhone ka abuzuar me pozitat dominuese në dyqanin e aplikacioneve.

Agjencia nisi hetimet pas gjiganti i sigurisë Kaspersky Lab u ankua se Apple kishte refuzuar një aplikacione nga App Store.

Atë kohë Apple thoshte se aplikacioni Safe Kids vinte në rrezik sigurinë dhe privatësinë. Autoritetet arritën në përfundimin se Apple detyron zhvilluesit të shpërndajnë aplikacionet në App Store dhe më pas i bllokon në mënyrë të paligjshme.

Vendimi vjen në një kohë kur Apple përballet me akuza dhe presione lidhur me App Store në SHBA dhe Evropë. Kompania merr 30% të fitimeve të kompanive që shesin shërbime dhe aplikacione përmes App Store. Shumë zhvilluesve e konsiderojnë një gjobë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: