Dy kompanitë po diskutojnë gjithashtu që teknologjia e Perplexity të integrohet në asistentin Bixby të Samsung.
Samsung është pranë një investimi në startupin AI Perplexity i cili do të shikonte gjigantin Korean të inkorporojë teknologjinë në fjalë në pajisjet e saj raportoi Bloomberg.
Si një prej investitorëve më të mëdhenj në raundin e ri të financimit të kompanisë AI, Samsung po diskuton instalimin e aplikacionit Perplexity në telefonët e prodhuara nga kompania dhe funksionaliteteve kërkimore në shfletuesin parësor tha raporti.
Dy kompanitë po diskutojnë gjithashtu që teknologjia e Perplexity të integrohet në asistentin Bixby të Samsung.
Perplexity është në një proces të ngritjes së 500 milionë dollarëve investim që e vlerëson kompaninë me 14 miliardë dollarë. Nuk është vetëm Samsung që po mendon integrimin e Perplexity. Apple do ta ofrojë si një opsion kërkimi në Safari.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë