Monedhë

Kategoritë

Nënshumë: 2,190 L
Gjithsej: 2,190 L

4 vjet më parë

Shërbimi “i sigurtë” e-mail dorëzon policisë adresat IP të përdoruesve

Përdoruesve nuk u mbetet mundësi tjetër vetëm se të përdorin një VPN ose rrjetin Tor për anonimitet të plot.

Shërbimi “i sigurtë” e-mail dorëzon policisë adresat IP të përdoruesve

Shërbimi e-mail me enkriptim fundor ProtonMail është kritikua ashpër pasi ishte përgjigjur një kërkese ligjore dhe ofruar adresën IP të disa aktivistëve për agjencitë ligjzbatuese duke çuar në arrestime në Francë.

Kompania Zvicerane tha se kishte marrë një urdhër nga Departamenti Federal i Drejtësisë në Zvicër ku i kërkohet ofrimi i informacioneve si adresat IP apo llojet e pajisjeve të përdorura të një grupi aktivistësh quajtur Youth for Climate.

ProtonMail është shërbimi i cili bëri emër për sigurinë dhe privatësinë që ofron. Në uebsajtin e kompanisë thotë se kompania nuk ndan me askënd informacione personale dhe se privatësia e përdoruesve qëndron mbi çdo gjë. Madje thotë se nuk ruan informacione të adresave IP të tyre.

Megjithatë kompania ka bërë të kundërtën e madje e justifikoi veprimin duke thënë se agjencitë ligjzbatuese në Zvicër po asistonin institucione të huaja si Europol në hetimet e tyre.

Në një postim në blog kompania tha se sipas kodit penal Zviceran duhet të grumbullojë dhe ofrojë informacione që ju përkasin përdoruesve nëse autoritet kërkojnë.

Përdoruesve nuk u mbetet mundësi tjetër vetëm se të përdorin një VPN ose rrjetin Tor për anonimitet të plot.

ProtonMail tashmë ka ndryshuar edhe politikën e privatësisë ku thotë se do të ofrojë informacione të përdoruesve adresat IP të të cilëve shkelin ligjet e Zvicrës. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE

SUMMER TIME ONLINE

Air Conditioner VOX IFX12-SCCT 12000 BTU