Monedhë

Kategoritë

8 muaj më parë

Shitet në ankand iPhone i gjeneratës së parë me një çmim marramendës

Ankandi mendoi se telefoni do të shitej për një çmim prej 50-100 mijë dollarë por oferta e fundit që erdhi ishte 158,644 dollarë pa përfshirë kostot e administrimit.

Shitet në ankand iPhone i gjeneratës së parë me një çmim marramendës

Nëse blini një smartfon sot dhe ju ofrohet një model me 4GB memorie, me shumë mundësi do të qeshni.

Në të vërtetë aq ka qenë kapaciteti i memories së iPhone të parë ndërsa modeli me 8GB kushton 100 dollarë më tepër.

Sot mund të blini një iPhone me 1TB memorie. Megjithatë ky fakt nuk ka penguar një koleksionist të shpenzojë 190,372 dollarë për të blerë një iPhone origjinal 4GB ditën e djeshme në një ankand.

Deri ditën e djeshme rekordi për iPhone e 2007 më të kushtueshëm shitur ndonjëherë ishte 63,356 dollarë. Shitja ndodhi në Ankandin LCG dhe asokohe bëhej fjalë për një model 8GB që 16 vite më parë shitej për 599 dollarë.

Ankandi mendoi se telefoni do të shitej për një çmim prej 50-100 mijë dollarë por oferta e fundit që erdhi ishte 158,644 dollarë pa përfshirë kostot e administrimit.

Varianti me 4GB konsiderohet i rrallë duke qenë se Apple hoqi nga shitja dhe zëvendësoi me modelin 8GB. Telefoni ka një ekran 3.5-inç LCD dhe kamër të pasme 2-megapiksel.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

99,990 L159,900 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 13 Pro Max

62,990 L66,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 13 Pro

55,990 L57,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 13

45,990 L