Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Si do të ridizajnohet Firefox këtë vit

Mozilla paralajmëron se duke qenë në fazë eksperimentale, mund të ndikojnë negativisht në performancën e shfletuesit.

Ja sesi do të ridizajnohet Firefox këtë vit

Mozilla po punon në një ridizajnim madhor të shfletuesit desktop Firefox. Por përpara produktit final që do të shkojë tek konsumatorët diku nga mesi i muajit Maj, tashmë kemi një pamje paraprake të mënyrës sesi do të duket shfletuesi.

Me emrin e koduar “Proton”, ridizajnimi i Firefox ishte paralajmëruar nga Microsoft në fillim të Janarit. Tani kompania ka krijuar disa mockupe të cilat zbulojnë ndryshime e dukeshme vizuale të Firefox me versionin 90.

Mozilla ka planifikuar ndryshimin e disa elementëve UI si fusha e adresës, toolbar, tabet, menunë hamburger dhe shiritat e informacionit. Përdoruesit do të mund të zgjedhin temën e tyre të preferuar, një sfond por edhe opsionet e sajteve më popullore dhe rekomandimet e Pocket.

Menuja hambuger do të ndryshojë duke zënë më pak hapësirë. Aktualisht nëse e hapni mbi 20 opsione prezantohen por tani e tutje do të tregojë vetëm opsionet që përdorni më tepër.

Së fundi janë tabet me skaje të rrumbullakëta të cilat rafinojnë më tepër pamjen e shfletuesit. Versioni aktual përdor tabe me skaje të mprehta. Disa prej këtyre opsioneve mund ti provoni duke shkuar në “about:config” nga fusha e adresës, kërkuar “proton” dhe aktivizuar në “true” opsionin browser.proton.enabled.

Mozilla paralajmëron se duke qenë në fazë eksperimentale, mund të ndikojnë negativisht në performancën e shfletuesit

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: