Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Singapor, jepet dënim me vdekje përmes Zoom

Një burrë është dënuar me vdekje në Singapor, vendimi i cili u dha përmes platformës Zoom ndërsa vendi është në një izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Një burrë është dënuar me vdekje në Singapor, vendimi i cili u dha përmes platformës Zoom ndërsa vendi është në një izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Punithan Genasan, 37 vjeç, u dënua ditën e Premte për përfshirjen e tij aferë të shpërndarjes së drogës në 2011.

Kjo është hera e parë në vendin Aziatik që jep një vendim i tillë online. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se dhënia e një vendimi të tillë ndërsa bota gjendet përballë një pandemie globale është e tmerrshme.

Shumica e çështjeve në gjykatat e Singaporit janë shtyrë deri më 1 Qershor kur pritet të mbarojë periudha e izolimit në vend.

Rastet të cilat konsiderohen të një rëndësie të veçantë po mbahen përmes platformave online. Singapori ka një tolerancë zero ndaj aferave të drogës. Në 2013, 18 persona u ekzekutuan për këtë arsye. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L