Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Smartfoni Linux që mund të përdoret edhe si desktop

Telefoni vjen pas Linux PinePhone, paraardhësi 150 dollarë me 2GB RAM, 16GB mamorie, 5-megapiksel kamër të pasme dhe 2-megapiksel kamër frontale i cili u prit mjaft mirë.

Pine64, krijuesi i smartfonëve, laptopëve Linux dhe rivalëve Raspberry Pi, ka prezantuar një telefon të ri, PinePhone Convergence Package i cili mund të përdoret edhe si një kompjuter.

Telefoni vjen pas Linux PinePhone, paraardhësi 150 dollarë me 2GB RAM, 16GB mamorie, 5-megapiksel kamër të pasme dhe 2-megapiksel kamër frontale i cili u prit mjaft mirë.

Modeli i ri vjen me 3GB RAM dhe 32GB mmeorie dhe përfshin një dok USB-C për të lidhur ekrane, një tastierë dhe pjesë të tjera periferike.

Vjen me sistemin operativ Alpine bazuar në Linux. Çipi është ndërtuar nga Allwinner dhe është 64-bit me katër bërthama dhe frekuencë 1.2Ghz shoqëruar nga grafikat Mali-400MP2. Ndryshe nga smartfonët e ditëve të sotme, bateria është e zëvendësueshme.

Ekrani i telefonit është 5.95-inç me rezolucion 1440×720 piksel. Doku USB-C ka dy prota USB-A, një portë video dhe një portë 10/100Mbps.

Ideja e një smartfoni që shërben edhe si desktop qarkullon prej kohësh por shumica e tyre kanë dështuar ndërsa Pine64 po i merr gjërat me kujdes.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: