Lançimi i një platforme uebi është sinjal se kompania po trajton me seriozitet të lartë abonimin me pagesë.
Funksionalitetet e Snapchat si publikimi, komunikimi dhe video telefonatat po vinë në desktop përmes një aplikacioni të ri uebi dhe bëhet hera e parë që kompania e bën shërbimin e saj të disponueshëm përtej smartfonëve.
Me Snapchat për Web, përdoruesit mund të kyçen në llogaritë e tyre dhe të dërgojnë mesazhe private ose të telefonojnë miqtë në desktop. Fillimisht platforma në ueb do të jetë ekskluzive për abonentët e Snapchat Plus dhe është funksionaliteti i parë madhor që sjell kompania pas prezantimit të planit me pagesë në Qershor.
Abonentët në SHBA, Britani, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re do të kenë akses të parët. Snapchat në ueb do të funksionojnë vetëm me shfletuesin Chrome.
Lançimi i një platforme uebi është sinjal se kompania po trajton me seriozitet të lartë abonimin me pagesë. Aktualisht aplikacioni numëron 332 milionë përdorues aktivë në ditë.
Versioni në ueb fillimisht nuk do të ketë reklama që është burimi kryesor i të ardhurave të kompanisë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë