Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

SpaceX merr autorizimin për lëshimin e 7500 satelitëve të tjerë Starlink

Nga ana tjetër Elon Musk është shprehur se gjenerata e dytë e satelitëve Starlink është shumë më e madhe sesa pasardhësi për shkak të implementimit të antenave të reja më të mëdha.

Në 2020-ën SpaceX kërkoi leje nga Komisioni Federal i Komunikimit në SHBA që të lëshonte në orbitën e ulët të Tokës 29988 satelitë të gjeneratës së dytë të Starlink.

Tashmë autoritetet Amerikane janë përgjigjur kësaj kërkese duke autorizuar lejen vetëm për 7500 satelitë për rrjetin e satelitëve me të cilët SpaceX synon të ofrojë akses broadband në mbarë botën.

Shumë kompani, përfshirë agjencinë hapësinore NASA, kanë ngritur shqetësime lidhur me planet e SpaceX për të lëshuar 30 mijë satelitë në orbitë ndërsa autoritetet i kanë dhënë leje për 12 mijë të tillë.

Një numër i lartë satelitësh Starlink mund të shtojnë rreziqet e përplasjeve orbitale.

Nga ana tjetër Elon Musk është shprehur se gjenerata e dytë e satelitëve Starlink është shumë më e madhe sesa pasardhësi për shkak të implementimit të antenave të reja më të mëdha.

Këto antena do të kenë fuqinë të komunikojnë me telefonët në Tokë njëlloj si antenat celulare.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 28%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Redmi Watch Lite 2

4,290 L
Kurseni: 1,700 L