Spotify tha se do të detyrohet të paguajë 17 përqind komision nëse qëndron në App Store dhe ofron sistemin e saj të pagesave.
Spotify tha ditën e Premte se plani i ri i Apple nën rregulloren e re Europiane, Akti i Tregjeve Dixhitale, është një farsë e vërtetë.
Nga fillimi i muajit Mars, zhvilluesit do të mund të ofrojnë dyqane alternative aplikacionesh në iPhone dhe ti shmangen sistemit të pagesave të Apple, e cila tarifon 30 përqind komision, sipas rregullave të reja të Unionit.
Megjithatë zhvilluesit ende duhet të paguajnë tarifë e cila është 50 cent për përdorues në vit.
“Që nga fillimi Apple është shprehur qartësisht kundër DMA. Kështu ato formuluan një mënyrë alternative,” tha gjiganti i streaming.
Spotify tha se do të detyrohet të paguajë 17 përqind komision nëse qëndron në App Store dhe ofron sistemin e saj të pagesave.
“Çdo zhvillues duhet të zgjedhë të qëndrojë brenda kushteve që janë në fuqi sot. Nën kushtet e reja, më shumë se 99 përqind e zhvilluesve do të paguanin njëlloj ose më pak,” tha Apple.
Kompania përballet me veprime të ashpra nëse ndryshimet e reja nuk janë në përputhje me DMA tha shefi i industrisë së Bashkimit Europian.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë