Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Spotify nuk ndalet, arrin 433 milionë përdorues

Shpenzimet në marketing goditën financat e kompanisë e cila raportoi një humbje prej 194 milionë eurosh gjatë këtij tre mujori.

Tre mujori i dytë i 2022 të Spotify tregon se gjiganti streaming ende nuk ka ndjerë efektet e recensionit global. Ndryshe nga Netflix që raportoi rënie të bazës së konsumatorëve, Spotify raportoi rritje të përdoruesve falas dhe me pagesë.

Aktualisht numëron 433 milionë përdorues nga 422 milionë që kishte në tremujorin e parë. Prej tyre 188 milionë janë përdorues të abonimit me pagesë Premium, një rritje me 6 milion krahasuar me tre muaj më parë.

Pavarësisht shqetësimeve të industrisë se shpenzimet konsumatorë mund të shënojnë rënie, Spotify deri sot ka qëndruar në vend lidhur me kostot.

Shpenzimet në marketing goditën financat e kompanisë e cila raportoi një humbje prej 194 milionë eurosh gjatë këtij tre mujori.

Kompania po mbështetet në rritjen e shpejtë të të ardhurave nga abonimet dhe reklamimi për të balancuar humbjet e saj. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Kids E07 Smart Watch

1,490 L