Monedhë

Kategoritë

5 vjet më parë

Startupi fitues i Uplift Albania Ipervox drejt një raundi investimesh prej mese gjysmë milionë euro

Platforma e Ipervox gëzon mbështetjen dhe partneritetin edhe të emrave të mëdhenj e kompanive lider në botë si Amazon.

Menjëherë pasi u shpall fitues i edicionit të parë të Uplift Albania, startupi i cili dëshiron që kushdo të ketë mundësi të krijojë aplikacione zanore Ipervox, ka ngritur një investim prej 110,000 eurosh nga fondi Italian i investimeve LVenture Group.

Lajmin e dha vetë bashkëthemeluesi i Ipervox, shqiptari i emigruar në Itali që në moshën 3-vjeçare Juxhin Radhima. Falë këtij financimi Juxhini tha se Ipervox dha mundësia të investonte në zgjerimin e ekipit, zhvillimin e platformës dhe linçimin në tregun global.

Armand Sheshori, i cili ka dekadë eksperiencë si zhvillues biznesi në kompani të rëndësishme Evropiane dhe të Lindjes së Mesme është bashkëthemelues dhe shërben si COO në Ipervox.

Suksesi i Ipervox nuk ka të ndalur ndërsa startupi ka nisur përgatitjet për një raund të ri investimesh i cili do ta ndihmojë të arrijë objektivat në 18 muajt e ardhshëm. “Aktualisht jemi në bisedime me disa investitorë Evropianë, Amerikanë dhe nga Hong Kongu për raundin tjetër të investimeve prej 450,000 euro,” zbuloi Juxhini.

Ekipi i Ipervox aktualisht përbëhet nga 9 profesionistë dhe çdo dy muaj rritet me 2 anëtarë të rinj.

Zgjidhja inovative e Ipervox ka arritur konsumatorë në mbarë botën që nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Spanja, Italia, Brazili dhe 1,100 njerëz përdorin shërbimin e tij.

Inovacioni i Ipervox qëndron tek lehtësia në përdorimin e tij që nuk kërkon asnjë njohuri teknike.

Aplikacioni i jep udhë hendekut të ekspertizës së nevojshme për krijimin e aplikacioneve zanore, publikimit të përmbajtjeve në platformat vizuale si YouTube, Facebook, Instagram, Twitter dhe platformave zanore si Amazon Alexa.

Ipervox u shpall fitues i edicionit të parë të akseleratorit rajonal të startupeve Uplift Albania themeluar nga ICTSmedia dhe SOVVA.

Në mbrëmjen finale Demo-Day, Ipervox doli fitues në mesin 6 startupeve finaliste, përfitoi çmimin prej 3,000-eurosh dhe u përzgjodh për të konkurruar në Konferencën Web Summit në 2-5 Nëntor 2020 në Lisbonë.

Së fundi Juxhini kishte edhe një lajm të mirë për freelancerat dhe agjencitë dixhitale.

“Këtë muaj lançojmë programin Ipervox Partner Agency për tu dhënë mundësi freelancerave dhe agjencive dixhitale të hyjnë në tregun “zanor” dhe të fitojnë përmes planit të trajnimit dhe Ipervox White Label për agjencitë.”

Platforma e Ipervox gëzon mbështetjen dhe partneritetin edhe të emrave të mëdhenj e kompanive lider në botë si Amazon.

Në botë ka shumë pak profesionistë të cilët kanë njohuritë e nevojshme për të realizuar një eksperiencë zanore saqë Amazon i beson shumë konsumatorët të saj. Ipervox e zgjidh këtë problem.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 20%
SAPO ERDHI
Ofertë!

Brother MFP Color Laser Printer DCP-L8410CDW

47,990 L
Kurseni: 12,000 L