Modeli më i fundit i Orb, që përdor çipin Jetson të Nvidia, do të mbërrijë tek konsumatorët sipas nevojës, një produkt që shitet në bazë të kërkesës sikur të ishit duke blerë një picë.
Kompania Worldcoin e CEOs të OpenAI, Sam Altman, do të ribrandohet duke hequr emërtimin “Coin” prej saj. Startupi ka vendosur të distancohet nga koncepti i kriptomonedhës drejt një teknologjie identifikuese dhe tani sapo lançoi versionin e ri të pajisjes së saj.
Bloomberg raportoi se kompania e re quhet “World” dhe do të përqendrohet tek tkenologjia e skanimit të syrit për konfirmimin e identitetit, diçka që do të ishte dobiprurëse në një botë e cila çdo ditë e më parë po sfidohet nga videot deepfake.
Bashkëthemeluesi dhe CEO Alex Blania prezantoi pajisjen e re të World quajtur Orb, një skaner biometrik i syrit që përdoret për të konfirmuar identitetin e njerëzve përmes teknologjisë Deep Face.
Modeli më i fundit i Orb, që përdor çipin Jetson të Nvidia, do të mbërrijë tek konsumatorët sipas nevojës, një produkt që shitet në bazë të kërkesës sikur të ishit duke blerë një picë.
Sipas uebsajtit të kompanisë thuajse 7 milionë njerëz janë skanuar nga pajisjet Orb.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë