Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Telefoni gaming i Lenovo është çudi më vete

Vendosja e kamerës pop-up në pjesën anësore prej 20-megapiksel është nga fakti se telefoni do të përdoret të shumtën e kohë horizontalisht.

Sektori i telefonëve gaming është mbipopulluara dhe një konkurrent i ri kërkon pjesën e vet: Lenovo prezantoi modelin Legion Phone Duel, pjesë e linjës së laptopëve gaming.

Telefoni i ri është unik krahasuar me telefonët e tjerë sepse ka një kamër pop-up në pjesën anësore, shpejtësi karikimi prej 90W dhe një emër të çuditshëm Phone Duel.

Ky telefon vjen për të rivalizuar Xiaomi Black Shark 3, Nubia Red Magic 5G dhe Asus ROG Phone 3.

Legion Phone Duel ka ekran 6.65-inç me rezolucion 1080×2340 dhe frekuencë 144Hz. Procesori Snapdragon 865 Plus shoqërohet nga 12 ose 16GB RAM. Ky proces ka një modem 5G të integruar.

Bateria prej 5,000 mAh përbëhet në të vërtetë nga dy bateri 2,500 mAh të cilat karikohen me 90W, shpejtësia më e madhe në një smartfon aktualisht duke lënë pas edhe telefonët 65W të Oppo.

Vendosja e kamerës pop-up në pjesën anësore prej 20-megapiksel është nga fakti se telefoni do të përdoret të shumtën e kohë horizontalisht. Në pjesën e pasme është një kamër 64-megapiksel.

Së fundi Lenovo ka vendosur butonë ultrasonikë të cilët funksionojnë njëlloj si butonët e Black Shark 3 Pro.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Airpods 2nd Generation

9,990 L