Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Telegram do të dorëzojë informacionet e përdoruesve nëse i kërkohet nga autoritetet

Përmes një postimi në Telegram, Durov tha se kompania po bën këto ndryshime për të ndaluar abuzimin e funksionit të kërkimit të platformës nga kriminelët.

Telegram do të dorëzojë informacionet e përdoruesve nëse i kërkohet nga autoritetet

Telegram do të dorëzojë numrin e telefonit dhe adresën IP të një përdoruesi nëse i kërkohet nga autoritetet e një vendi sipas politikës së re të përditësuar të platformës.

Ndryshimi është më i fundit i Telegram që nga arrestimi i themeluesit dhe CEO-s Pavel Durov në Francë muajin e kaluar. Ai akuzohet për lejimin e aktivitetit të paligjshëm në platformë.

Përmes një postimi në Telegram, Durov tha se kompania po bën këto ndryshime për të ndaluar abuzimin e funksionit të kërkimit të platformës nga kriminelët.

Ky funksionalitet lejon përdoruesit të kërkojnë për kanale publike dhe botë por Durov mendon se është abuzuar me të për të shitur sende të paligjshme.

“E kemi bërë të qartë se adresat IP dhe numrat e telefonit të atyre që shkelin rregullat tona do të dorëzohen tek autoritetet përkatëse nëse ka një kërkesë ligjore,” tha Durov në kanalin e tij në Telegram.

Telegram tha se do të tregojë nëse ka dorëzuar informacion përdoruesi tek autoritetet përmes raporteve të saj të transparencës çdo tre muaj. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 16

75,990 L99,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 16 Pro Max

119,990 L158,990 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 9 Pro XL

89,990 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 9 Pro Fold

134,990 L