Është i paqartë numri i përdoruesve që kanë akses në Circle, dhe opsioni shfaqen kur përpiqeni të krijoni një cicërimë.
Twitter filloi të testojë Circle në fillim të muajit me një numër të kufizuar përdoruesish ndërsa tani duket se është gati ta ofrojë për audienca më të gjere.
Circle është një klon i Close Friends në Instagram dhe funksionon thuajse njëlloj. Përdoruesit mund të dërgojnë cicërima tek një numër specifik përdoruesish dhe jo për gjithë Twitter-in.
Është i paqartë numri i përdoruesve që kanë akses në Circle, dhe opsioni shfaqen kur përpiqeni të krijoni një cicërimë.
Për të mësuar nëse keni akses përditësoni aplikacionin Twitter në versionin e fundit ose shkoni në Twitter përmes shfletuesit. Kur të filloni të shkruani një cicërimë do të vëreni një menu që lexon Everyone.
Prej aty mund të zgjidhni Twitter Circle për të kufizuar aksesin për një audiencë që ju e përzgjidhni vetë. Twitter nuk njofton përdoruesit nëse janë vënë në një rreth ose janë hequr.
Mund të shtoni deri në 150 veta në një rreth pavarësisht nëse ju ndjekin apo jo. Njerëzit që janë pjesë e rrethit nuk mund të rishpërndajnë një cicërimë që e keni postuar por mund ti bëjnë screenshot.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë