Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Twitter përmirëson mesazhet direkt, lançon enkriptimin fundor

Në aplikacionin iOS të dy funksionalitetet janë aty dhe mund ti aksesoni duke mbajtur të shtypur mbi një mesazh.

Twitter përmirëson mesazhet direkt, lançon enkriptimin fundor

Twitter ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në mesazhet direkte dhe pritet që nga dita e sotme të lançojë enkriptimin fundor sipas kompanisë dhe ekzekutivit të saj Elon Musk.

Duke filluar me ndryshimet e menjëhershme, përmes një cicërime në llogarinë Twitter Support, kompania tha se përdoruesit tashmë mund tu përgjigjen mesazheve specifike apo të reagojnë ndaj mesazhet me çdo lloj emoji dhe në vend të një numri të kufizuar të tyre.

Në aplikacionin iOS të dy funksionalitetet janë aty dhe mund ti aksesoni duke mbajtur të shtypur mbi një mesazh.

Mbase ndryshimi më i madh janë mesazhet direkt të enkriptuara që në Nëntor të vitit të kaluar Musk i konsideroi një prioritet. Musk tha se versioni 1.0 duhet të lançohet ditën e Mërkure ndërsa ai premtoi më shumë sofistikim të kësaj shtrese sigurie.

Musk tha se ai nuk mund të shohë mesazhet e përdoruesve edhe sikur ti vihej në armë në kokë. Gjithashtu në Shkurt Musk kishte thënë se Twitter do të fillonte të ndante të ardhurat e reklamimit me krijuesit por ditën e Marte tha se kompania ishte ende duke punuar në këtë drejtim.

Së fundi Musk premtoi se së shpejti përdoruesit në Twitter do të mund të komunikojnë me audio dhe video me çdo njeri në platformë. Ideja e tij ishte që Twitter të përdorej për të biseduar me këdo papasur nevojë të ndani numrin e telefonit. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L93,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 13 Pro Max

62,990 L66,990 L