Twitter tha se funksionaliteti është në testim me një numër të kufizuar përdoruesish në Android, iOS dhe web në mbarë botën.
Rrjeti social Twitter ka vendosur të adoptojë qasje të ngjashme me Instagram sa i përket publikimit të cicërimave.
Një testim i brendshëm i Twitter Circle do të thotë se përdoruesit mund të kufizojnë dukshmërinë e cicërimave të tyre vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish deri në 150.
Është një paralele me Close Friends në Instagram ku ju mund të ndani event personale me një grup të ngushtë miqsh pa qenë nevoja ta publikoni për të gjithë.
Twitter tha se funksionaliteti është në testim me një numër të kufizuar përdoruesish në Android, iOS dhe web në mbarë botën.
Nuk dihet se kur do të jetë i disponueshëm për audienca të gjera. Një gjë e tillë mund ta ndihmojë Twitter të konkurrojë me Instagram dhe shërbime të tjera duke ju dhënë mundësinë përdoruesve të jenë më selektiv në publikimin e përmbajtjeve.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë