Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

WhatsApp ju jep një arsye më tepër për ta përdorur për video thirrjet në grup

Aktualisht është i kufizuar deri në 4 pjesëmarrës. Limiti i ri do të jetë i disponueshëm për të gjithë ata që kanë versionin e fundit të WhatsApp i cili mund të debutojë nga java e ardhshme.

Aplikacioni WhatsApp do të rrisë limitin e pjesëmarrësve në një video thirrje në grup. Në pronësi të Facebook, WhatsApp përdoren nga mëse 2 miliardë përdorues në muaj dhe gjatë izolimit të Covid-19 ka parë një rritje të paprecedentë të përdorimit.

Një version eksperimental i WhatsApp i cili në ditët në vijim do të mbërrijë edhe tek ata që kanë versionin zyrtar, ka një limit më të lartë sesa zakonisht.

Aktualisht është i kufizuar deri në 4 pjesëmarrës. Limiti i ri do të jetë i disponueshëm për të gjithë ata që kanë versionin e fundit të WhatsApp i cili mund të debutojë nga java e ardhshme.

Jo vetëm që është rritur limitit, për thirrjet në WhatsApp tashmë kanë një “kokë” të re të telefonave e cila përmban informacion nëse thirrjet janë me enkriptim fundor.

Ndryshimi vjen në një kohë kur rivalët si Microsoft Teams, Skype, Google Duo dhe Zoom po përdoren masivisht me njerëzit që po punojnë nga shtëpitë e tyre.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: