Një postim në blogun e Windows Insider, detajon eksperiencën e re të përditësuar për instalimet e reja të Windows 10 që pyet përdoruesit çfarë kanë në plan të bëjnë.
Njerëz të ndryshëm përdorin kompjuterin për qëllime të ndryshme dhe lëvizja e fundit e Microsoft do të përshtatë Windows-in menjëherë pas instalimit sipas nevojave specifike të përdoruesve.
Një postim në blogun e Windows Insider, detajon eksperiencën e re të përditësuar për instalimet e reja të Windows 10 që pyet përdoruesit çfarë kanë në plan të bëjnë.
Nga pamja e parë përdoruesit mund të zgjedhin nëse duan ta përdorin si kompjuter për lojëra, për shkollë, në familje, për argëtim, për biznes apo kreativitet.
Pamja shfaqet vetëm nëse resetoni Windows 10-tën ose e instaloni nga e para. Aktualisht është i disponueshëm vetëm për testuesit Windows Insider në kanalin Dev dhe ndërtimin 20231 të Windows 10-ës.
Nuk është e qartë çfarë ndryshimesh opsionet e paraqitura implementojnë për të përshtatur eksperiencën e përdoruesit sipas nevojës. Megjithatë përdoruesit mund të vendosin ta anashkalojnë këtë hap gjatë procesit të instalimit të Windows 10-ës.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë