Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Windows 7 e instaluar në 100 milionë kompjuterë

Zhdukja e sistemit operativ do të marrë më shumë kohë tani që njerëzit po punojnë nga shtëpia dhe fëmijët po mësojnë virtualisht.

Windows 7 e instaluar në 100 milionë kompjuterë

Windows 7 është e instaluar në të paktën 100 milionë kompjuterë pavarësisht se Microsoft i dha fund mbështetjes për të një vit më parë.

Në këtë përfundim arriti ZDNet bazuar në raportime të ndryshme analitike. Microsoft ka thënë prej vitesh se janë 1.5 miliardë përdorues të Windows në mbarë botën.

Është e vështirë të arrijmë në një shifër të numrit të saktë të përdoruesve të Windows 7. Shumica e arrijnë në përfundimin se sistemi operativ ka 20% të kompjuterëve.

Mbështetja për Windows 7 përfundoi në Janar 2020, 11 vite nga debutimi. Zhdukja e sistemit operativ do të marrë më shumë kohë tani që njerëzit po punojnë nga shtëpia dhe fëmijët po mësojnë virtualisht.

Pandemia qartësisht ka influencuar tregun e kompjuterëve në vitin e fundit. Ende jemi duke pritur përllogaritjet e Gartner dhe IDC por analistët besojnë se 300 milionë kompjuterë janë shitur në 2020.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: