Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Xbox dhe Windows shënojnë rënie në raportin e fundit të Microsoft

Tregu i kompjuterëve ka lulëzuar gjatë pandemisë, por shitjet pësuan një rënie të madhe në muajt e fundit, ose me 13 përqind në tremujorin e parë sipas Gartner.

Microsoft postoi rezultatet më të fundit financiare duke raportuar 51.9 miliardë dollarë të ardhura dhe 16.7 miliardë dollarë fitim.

Të ardhurat u rritën me 12 përqind ndërsa fitime me vetëm 2 përqind. Edhe pse kemi rritje në të dy aspektet, disa prej bizneseve kyçe të kompanisë si Windows dhe Xbox shënuan rënie.

Tregu i kompjuterëve ka lulëzuar gjatë pandemisë, por shitjet pësuan një rënie të madhe në muajt e fundit, ose me 13 përqind në tremujorin e parë sipas Gartner.

Është rënia më e madhe në 9 vite ku një numër faktorësh kanë ndikuar nga inflacioni, tek tensionet gjeopolitike dhe ngarkesa në zinxhirët e furnizimit.

Të ardhurat nga licencimi i Windows që Microsoft ofron për prodhuesit e kompjuterëve ranë me 2 përqind. Megjithatë biznesi Surface i kompanisë është rritur me 10%.

Kujtojmë se në Qershor Microsoft rifreskoi Surface Laptop Go me gjeneratën e 11-të të procesorëve Intel por duhet të presim në Vjeshtë për një rifreskim të madh të kësaj linje.

2022 shënon 10 vjetorin e harduerit.

Sa i takon Xbox, të ardhurat ranë me 11 përqind së bashku me rënie prej 6 përqind nga përmbajtja dhe shërbimet.

Microsoft zbuloi se tre mujorin e kaluar 10 milionë njerëz kanë përdorur shërbimin Xbox Cloud Gaming.

Përtej Gaming dhe Windows, shërbimet Office, cloud, produktet e serverëve po rriten me shpejtësi. Office për konsumatorët është rritur me 9 përqind krahasuar me një vit më parë ndërsa shërbimet cloud gjithashtu me 9 përqind. Abonimet e Microsoft 365 llogarien në 59.7 milionë.

Së fundi shërbimet cloud dhe produktet e serverëve u rritën me 22 përqind krahasuar me një viti më parë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Kids E07 Smart Watch

1,290 L1,990 L