Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Xiaomi fillon prodhimin në masë të çipit Xring O1

Dy produktet e para që do të fuqizohen nga ky çip janë Xiaomi 15S Pro dhe Xiaomi Pad 7 Ultra tha ai nga llogaria e tij në rjetin social Weibo.

Xiaomi fillon prodhimin në masë të çipit Xring O1

Photo Source: Getty Images

Themeluesi i Xiaomi Lei Jun tha ditën e Marte se kompania ka filluar prodhimin në masë të çipit mobil të avancuar zhvilluar prej saj Xring O1.

Dy produktet e para që do të fuqizohen nga ky çip janë Xiaomi 15S Pro dhe Xiaomi Pad 7 Ultra tha ai nga llogaria e tij në rrjetin social Weibo.

Xiaomi ka planifikuar të mbajë një eveniment lançimi për produktet ditën e Enjte. Të Hënën Lei tha se Xiaomi ka investuar 1.87 miliardë dollarë për të zhvilluar Xring O1 dhe planifikon të investojë 6.9 miliardë dollarë në dizajnin e çipeve në 10 vitet e ardhshme.

Xring O1 është i bazuar në procesin prodhues 3-nanometër, një prej më të avancuarve në treg. Për krahasim, Apple A18 Pro që gjendet në brendësi të iPhone 16 Pro dhe Pro Max është i ndërtuar mbi të njëjtin proces.

Gjer më sot kompania Amerikane Qualcomm ka qenë furnizuesi kryesor me çipe për smartfontë flagship të Xiaomi përmes modeleve Snapdragon.

Por të Enjten Xiaomi pritet të pezantojë smartfonin dhe tabletin e ri së bashku em një makinë elektrike të cilët do të përmbajnë çipin e ri të kompanisë.

Shumë pak prodhues smartfonësh kanë arritur në pikën ku mund të dizajnojnë çipet e tyre, një proces që është i vështirë dhe i kushtueshëm. Apple, Samsung dhe Huawei janë disa prej emrave që kanë lançuar çipet e tyre.

Ndërkaq pjesa më e madhe e prodhuesve mbështet në çipet e zhvilluara nga kompani si Qualcomm dhe MediaTek. Një prej avantazheve të mëdha të zhvillimit të çipeve nga kompanitë e smartfonëve është mundësia për të integruar harduerin dhe softuerin duke ofruar një eksperiencë më të lartë sesa konkurrentët.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 14%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Xiaomi Robot Vacuum X20+

Original price was: 69,990 L.Current price is: 59,990 L.
Kurseni: 10,000 L

OFERTË ONLINE - 24 ORË

OFERTA ONLINE

Segway eKickScooter ZT3 Pro