Redmi K50 Ultra debutoi në Kinë dhe Xiaomi rilançon këto telefonë për tregjet globale me emërtime tjera prandaj është plotësisht e mundur të kemi të bëjmë me 12T Pro.
Spekulimet e një telefon të ri Xiaomi me kamër 200-megapiksel kanë qarkulluar që prej muajit Korrik dhe një foto e publikuar së fundi konfirmoi atë.
Phoneandroid tregoi një foto të sistemit të kamerave që ngjan shumë me atë të Redmi K50 Ultra me mbishkrimin “200MP” por që burimi thotë se është Xiaomi 12T Pro.
Redmi K50 Ultra debutoi në Kinë dhe Xiaomi rilançon këto telefonë për tregjet globale me emërtime tjera prandaj është plotësisht e mundur të kemi të bëjmë me 12T Pro.
Xiaomi 12T Pro
— Abhishek Yadav (@yabhishekhd) August 15, 2022
– 200MP Camera ✅
Source .@iWilliiam https://t.co/V1bHWzSVPA#Xiaomi #Xiaomi12TPro pic.twitter.com/s7y3IBRPkR
Versioni Kinez kishte çipin Snapdragon 8+ Gen 1. Ditën e sotme telefoni kaloi nëpër certifikimin e autoriteteve Amerikane dhe listimi i FCC flet për një smartfon me 8GB RAM dhe 128GB memorie, 8GB RAM dhe 256GB memorie dhe 12GB RAM dhe 256GB memorie.
Bazuar në raportimet e mëhershme presim që 12T Pro të ketë ekran 6.67-inç OLED me frekuencë 120Hz, bateri 5,000mAh dhe karikim 120W.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë