Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Zyrtarizohet OnePlus 12 në Kinë, i disponueshëm në mbarë botën nga Janari

Memoria RAM nuk është i vetmi element që bie në sy i telefonit. Shpejtësitë e karikimit janë të larta, me mbështetje prej 100W me kabëll dhe 50W me wireless.

Zyrtarizohet OnePlus 12 në Kinë, i disponueshëm në mbarë botën nga Janari

OnePlus zyrtarisht ka prezantuar OnePlus 12 në Kinë ndërsa modeli me specifikat më të larta të harduerit vjen me më shumë RAM sesa një kompjuter mesatar gaming desktop.

Edhe pse flagshipi përmban 12GB RAM dhe 256GB në versionin bazë, modeli i segmentit të lartë që do të shitet në Kinë ka 24GB memorie RAM dhe 1TB hapësirë.

OnePlus ende nuk ka konfirmuar konfigurimet.

Memoria RAM nuk është i vetmi element që bie në sy i telefonit. Shpejtësitë e karikimit janë të larta, me mbështetje prej 100W me kabëll dhe 50W me wireless.

Bateria e OnePlus 12 ka një kapacitet prej 5400 mAh. Sa i përket kamerave, OnePlus 12 ka një konfigurim me tre lente përbërë nga: 50-megapiksel kryesore, 64-megapiksel periskop telefoto 3x dhe 48-megapiksel ultra-gjerë.

Normalisht ato vinë me brendin Hasselblad dhe shoqërohen nga një kamër selfie 32-megapiksel. Në zëmër të smartfonit gjendet një procesor flagship Snapdragon 8 Gen 3 nga Qualcomm.

I disponueshëm në ngjyrë jeshile, bardhë dhe të zezë, telefoni ka certifikimin IP65 për pluhurin dhe ujin, një përmirësim nga certifikimi IP64 i OnePlus 11.

OnePlus ende nuk ka konfirmuar datën e saktë të debutimit global por paralajmëron fillimin e 2024. Në Kinë telefoni fillon nga 606 dollarë për modelin bazë me 12GB RAM dhe 256GB hapësirë dhe shkon deri në 818 dollarë për modelin me 24GB RAM dhe 1TB hapësirë.

Çmimet ndërkombëtare mbeten një mister ende.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

3 DITË OFERTA ONLINE

OnePlus Nord 2 5G

36,990 L
 

Samsung Galaxy S23

62,990 L74,990 L
 
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S23 Plus

84,990 L
 
24 ORE OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L97,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

109,990 L144,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 15 Pro Max

129,990 L164,990 L