Sipas informacioneve të Zac Bowden të Windows Central, versioni më i fundit i sistemit operativ do të debutojë më 20 Shtator dhe qëndron në një linjë me debutimin e Windows 11-ës vitin e kaluar.
Microsoft është duke testuar versionin 22H2 të Windows 11-ës prej disa muajsh, por data e debutimit ka ngelur një mister, të paktën deri tani.
Sipas informacioneve të Zac Bowden të Windows Central, versioni më i fundit i sistemit operativ do të debutojë më 20 Shtator dhe qëndron në një linjë me debutimin e Windows 11-ës vitin e kaluar.
Kujtojmë se sistemi operativ filloi të dërgohej tek përdoruesit më 5 Tetor dhe gjithashtu është periudha kur Microsoft lançon produkte të reja Surface.
Në të vërtetë presim që në Tetor Microsoft përveç prezantimit lançimit të përditësimit të parë të Windows 11-ës, të zbulojë Surface Pro 9 dhe Surface Laptop 5.
Pak javë më parë u tha se versioni i ardhshëm madhor i Winows do të jetë Windows 12 por që vjen vetëm në 2024. Në vend të përditësimeve vjetore me funksionalitete, do të kemi përditësime të tilla të vogla si ky i Windows 11-ës dhe të jenë 3 apo 4 të tilla çdo vit.
Kështu kompania do të rikthehet tek cikli i vjetër i sistemeve operativ që e braktisi me Windows 10-ën por e riktheu me Windows 11-ën.
Çdo 3 apo 4 vite tashmë mund të presim një version madhor të Windows.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë