Kompania është duke ju dhënë lojtarëve të shans të fundit ta shkarkojnë lojën e cila do të hiqet prej ditës së sotme ndërsa nuk do të marrë më as përditësime.
Activision njoftoi në rrjetin social X se titulli i saj Call of Duty: Warzone Mobile do të mbyllet përgjithnjë dhe të largohet nga Google Play dhe App Store.
Kompania është duke ju dhënë lojtarëve një shans të fundit ta shkarkojnë lojën e cila do të hiqet prej ditës së sotme ndërsa nuk do të marrë më as përditësime.
Sipas Activision, Call of Duty: Warzone Mobile nuk ka përmbushur pritshmëritë e kompanisë siç kanë bërë versionet në PC dhe konsola.
Adaptimi i lojës battle royale u lançua në Mars të 2024, dy vite pas u lançua për herë të parë. Entuziastët e lojës pritën më shumë se dy vite për debutimin për të marrë vetëm një vit hapësirë për të luajtur.
Loja kishte optimizimim të dobët dhe konsum të lartë të baterisë. Nëse e instaloni lojën sot më 19 Maj 2025, do të keni qasje në përmbajtjet ekzistuese tha Activision në rrjetin social X.
Për të incentivizuar përdoruesit të kalojnë në tituj të tjerë, Activision tha se mund të kyçen në Call of Duty: Mobile duke përdorur llogarinë ekzistues dhe të përfitojnë dyfishin e pikëve që kanë pasur në llogarinë Warzone Mobile.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë