Në këtë listë mungojnë çipet Ryzen 3 megjithatë jemi mësuar që AMD të prezantojë fillimisht produktet për entuziastët.
Mbase nuk duhet të presim deri në Vjeshtë për të kuptuar se çfarë procesorët AMD Ryzen 7000 do të sjellin sepse vetë kompania aksidentalisht ka ofruar vetë këto informacione.
Videocardz dhe Gizmodo arritën të zbulonin informacionin në faqen e AMD. Në vëmendje janë çipet e segmentit të lartë përfshirë dy variante Ryzen 9 (7900X dhe 7950X), një Ryzen 7(7700X) dhe një Ryzen 5 (7600X).
Në këtë listë mungojnë çipet Ryzen 3 megjithatë jemi mësuar që AMD të prezantojë fillimisht produktet për entuziastët.
Lista nuk kishte detaje teknike. Në demon e paraqitur në Computex në Qershor, AMD tregoi një procesor me 16 bërthama me frekuencë 5.5Ghz që me shumë gjasa ka qenë Ryzen 9 7950X.
Të gjitha seritë Ryzen 7000 do të bazohen në arkitekturën e re Zen 4 që ofron dyfishin e cache L2, frekuencë maksimale mbi 5Ghz, inteligjencë artificiale dhe mbështetje për teknologji si DDR5 dhe PCIe 5.0.
Përdoruesit duhet të kenë një pllakë amë AM5 ndërsa AMD premton 15% më shumë performancë për bërthamë.
Është e paqartë se kur linja Ryzen 7000 do të jetë e disponueshme dhe sa do të kushtojë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë