Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Apple shet kufje wireless me çmim 549 dollarë

Modaliteti Transparency i ndihmon përdoruesit të shijojnë muzikën por edhe të dëgjojnë jashtë kufjeve. Si AirPods Pro, AirPods Max përdor gjurmimin e lëvizjeve të kokës për të prodhuar audio hapësinore.

Apple shet kufje wireless me çmim 549 dollarë

Apple prezantoi ditën e sotme kufjet wireless që i quan AirPods Max me një çmim të papritur prej 549 dollarësh duke tejkaluar koston e Xbox dhe PlayStation.

Çmimi i tyre ka bërë shumë të mendojnë rreth cilësisë që kanë. Të tjerët për formën që kanë. Kufjet kanë teknologjinë wireless dhe atë të anulimit të zhurmave. Me një dizajn akustik, çipe H1, dhe softuer të avancuar që ofrojnë eksperiencën më të mirë të dëgjimit, Apple beson se kufjet e meritojnë çmimin që kanë.

Pavarësisht specifikave të rangut të lartë, shumë hodhën dyshime mbi vlerën e tyre për paratë që kërkojnë. Për kontrollet e volumit dhe audios, Apple është inspiruar nga kurora dixhitale e Apple Watch.

Adaptive EQ automatikisht ndryshon volumin dhe frekuencat në kohë reale. AirPods mat sinjalet për tu siguruar se përdoruesit nuk do të humbasin asnjë tingull të vetëm.

Kufjet kanë 3 mikrofonë që monitorojnë zhurmën përreth dhe 1 tjetër për të kapur çdo gjë që mund tu shpëtojë tre të parëve. Teknologjia e eliminimit të zhurmave përshtatet automatikisht sipas rrethanave dhe lëvizjes.

Modaliteti Transparency i ndihmon përdoruesit të shijojnë muzikën por edhe të dëgjojnë jashtë kufjeve. Si AirPods Pro, AirPods Max përdor gjurmimin e lëvizjeve të kokës për të prodhuar audio hapësinore.

Apple premton 20 orë jetëgjatësi bateri me një karikim të vetëm ndërsa kompania shet një kabëll 3.5mm Lightning prej 35 dollarësh për ti përdorur kufjet sikur të ishin me tela.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

10,990 L