Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Asistenti me inteligjencë artificiale Copilot debuton në Windows 10

Sapo Copilot të instalohet mund të filloni përdorimin e tij duke klikuar ikonën në taskbar.

Asistenti me inteligjencë artificiale Copilot debuton në Windows 10

Microsoft filloi linçimin e mjetit Copilot AI për kompjuterët Windows 11 dhe Windows 11. Aktualisht versionet testuese të Windows 10-ës do të provojnë të parët Copilot.

Copilot është i disponueshëm në kanalin Release Preview. Për ta provuar duhet të aktivizoni opsionin “Get the lastest updates as soon as they are available” në menunë Settings > Update & Security > Windows Update dhe më pas të kontrolloni për përditësime pas instalimit të Windows 10 22H2 19045.3757.

Microsoft do të lançoj Copilot tek kompjuterët Windows gradualisht, një proces që do të marrë disa muaj. Përdoruesit individualë janë të parët që do të marrin Copilot për tu ndjekur nga versionet Enterprise dhe Education të Windows 10-ës.

Sapo Copilot të instalohet mund të filloni përdorimin e tij duke klikuar ikonën në taskbar. Një dritare bisede do të hape ku më pas mund të shkruani pyetjet apo kërkesat tuaja.

Gjithashtu mund të përdorni Copilot përmes ikonës së mikrofonit që gjendet brenda dritares së bisedës. Në Windows 10 Copilot ka disa kufizime si mbështetja për disa monitorë.

Copyright: © PCWorld Albania