Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Bing Chat integrohet akoma më tepër në platformat mobile

Kanë kaluar vetëm 100 ditë që kur Microsoft lançoi Bing Chat dhe nuk po tregon asnjë hezitim në pasurimin e tij me funksionalitete të reja.

Bing Chat integrohet akoma më tepër në platformat mobile

Vetëm pak javë më parë Microsoft njoftoi një raund të ri përditësimesh në Bing Chat tashmë me modelin e fundit GPT-4, ndërsa sot kompania është gati me disa përmirësime të mëdha për përdoruesit mobilë.

Disa ditë pasi Google ribrandoi mjetet e saj AI për Docs dhe Gmail në Duet AI, Microsoft tashmë është përqendruar në platformat mobile duke sjellë bisedat kontekstuale në Edge Mobile, një mini-aplikaicon Bing për iOS dhe Android, si dhe kalimin e bisedës nga mobile në desktop dhe anasjelltas.

Këto funksionalitete të reja vinë vetëm pak kohë pasi Microsoft përfundoi lançimin e përgjigjeve me imazh dhe video, rezervimet e restoranteve dhe historikun e bisedave në fillim të muajit.

Kanë kaluar vetëm 100 ditë që kur Microsoft lançoi Bing Chat dhe nuk po tregon asnjë hezitim në pasurimin e tij me funksionalitete të reja.

Duke filluar nga dita e sotme mund të nisni një bisedë të re në desktop dhe ta vazhdoni më pas në mobile. Ndryshimi i dytë i madh janë bisedat në Microsoft Edge në iOS dhe Android, diçka e ngjashme me atë që ekziston në panelin anësor Bing të Edge në desktop.

Edge në mobile tashmë do të përfshijë veprime të tekstit të selektuar ku mund të përzgjidhni një pjesë teksti dhe Bing mund ta shpjegojë ose të bëjë një përmbledhje.

Microsoft gjithashtu do të sjellë mini-aplikacionet në iOS dhe Android që mund të vendosen në ekranin home për akses të shpejtë. Mini-aplikacioni përmban një ikonë Bing për të hyrë direkt në Bing Chat.

Së fundi Skype do të integrohet me Bing Chat ndërsa SwiftKey në iOS dhe Android e ka tashmë të përfshirë. Përditësimi i fundit bën që SwiftKey të shkruajë një mesazh të plotë me opsione të tonalitetit, formatit dhe gjatësisë së tij.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L85,990 L

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

57,990 L61,990 L