Modeli 14.6-inç Galaxy Tab S10 Ultra dhe 12.4-inç Galaxy Tab S10+ kanë ekran Dynamic AMOLED 2x me shtresë kundër reflektimit, katër altoparlantë dhe certifikim IP68.
Edhe njëherë tjetër Samsung ka vendosur të zgjerojë linjën e tabletëve kësaj here duke u përqendruar tek inteligjenca artificiale.
Seritë Galaxy Tab S10 vinë me fuqitë e reja AI. Modeli 14.6-inç Galaxy Tab S10 Ultra dhe 12.4-inç Galaxy Tab S10+ kanë ekran Dynamic AMOLED 2x me shtresë kundër reflektimit, katër altoparlantë dhe certifikim IP68.
Të dy tabletët dalin në shitje muajin e ardhshëm.
Fuqizuar nga Android 14, Galaxy Tab S10 Ultra ka ekran 120Hz me rezolucion 2960×1848. Në brendësi gjendet çipi MediaTek Dimensity 9300+ me 12GB ose 16GB RAM shumë të nevojshëm për funksionalitetet AI.
Përfshin lapsin S Pen dhe Samsung thotë se Tab S10 Ultra mund të shërbejë si një qendër kontrolli për pajisjet SmartThings. Tableti është i pajisur me dy kamera të pasme: 13-megapiksel parësore dhe 8-megapiksel të gjerë.
Në pjesën ballore gjendet një kamër 12-megapiksel. Tableti ka Wi-Fi 7, 5G, Bluetooth 5.33 dhe bateri prej 11,200 mAh.
Del në shitje për 1,200 dollarë për modelin bazë 256GB. Opsionet 512GB dhe 1TB janë të disponueshme gjithashtu.
Lista e specifikave të Tab S10+ është e njëjtë me Tab S10 Ultra por me disa diferenca. Duke qenë se është më i vogël, tableti ka ekran 12.4-inç 120Hz me rezolucion 2800×1752.
Ka të njëjtat kamera si Tab S10 Ultra në pjesën e pasme ndërsa ajo ballore është 12-megapiksel. Vjen me 12GB RAM dhe bateri prej 10,090 mAh.
Tab S10+ do të shitet për 999 dollarë për modelin 256GB ndërsa do të ofrohet edhe një variant 512GB.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë