Monedhë

Kategoritë

8 muaj më parë

Funksionaliteti i ri i WhatsApp parandalon telefonatat e padëshiruara

WhatsApp thotë se funksionaliteti do të ndihmojë në parandalimin e thirrjeve spam dhe nga njerëz të panjohur.

Funksionaliteti i ri i WhatsApp parandalon telefonatat e padëshiruara

Funksionaliteti më i fundit i WhatsApp mund të heshtë automatikisht thirrjet hyrëse që vinë nga një numër i panjohur.

Ky opsion mund të aksesohet duke shkuar në Settings – Privacy – Calls dhe më pas të aktivizoni Silence Unknown Callers.

WhatsApp thotë se funksionaliteti do të ndihmojë në parandalimin e thirrjeve spam dhe nga njerëz të panjohur.

Kur aktivizohet, të gjitha thirrjet hyrëse nga numra të paregjistruar nuk do të kenë as tingull as njoftime vizuale nga aplikacioni. Megjithatë këto thirrje shfaqen në listën e thirrjeve të fundit me një shënim “silenced unknown caller” ngjitur me to.

Një funksionalitet i tillë është i mirëpritur sidomos për përdoruesit Indianë të cilët vuajnë nga thirrjet spam.

Krahas tij, WhatsApp tha se do të shtojë një funksion të ri “Privacy Checkup” i dizajnuar për të informuar përdoruesit rreth privatësisë dhe sigurisë që ofron WhatsApp hap pas hapi.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S23

62,990 L74,990 L
 
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S23 Plus

84,990 L
 

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L97,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

99,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L