Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Gmail bëhet më i lehtë për tu përshtatur nevojave të përdoruesve

Çdo ndryshim i aplikuar në të shfaqet në kohë reale në mënyrë që përdoruesit të arrijnë të bëjnë dallimin mes konfigurimit të parë dhe të dytë

Gmail është një prej klientëve e-mail më të thjeshtë që mund të përdorni sot. Por nuk thuhet dot e njëjta gjë për ndërfaqen e konfigurimit i cili është paska “rrëmujë.”!

Një menune e re e shpejtë pritet ta zgjidhë këtë ngërç që i ka mundur përdoruesit prej vitesh. Kur të klikoni mbi ikonën në formë ingranazhi një menu e re anësore do të shfaqet në të djathtë të ekranit me disa prej opsioneve më të përdorura.

Çdo ndryshim i aplikuar në të shfaqet në kohë reale në mënyrë që përdoruesit të arrijnë të bëjnë dallimin mes konfigurimit të parë dhe të dytë.

Ndërsa menuja e plotë nuk do të shkojë asgjëkund. Një buton “See all Settings” do të çojë përdoruesit tek ndërfaqja e saj. Përditësimi sa i thjeshtë është edhe aq i shpejtë.

Ndryshimi nuk ka shtuar asnjë opsion të ri. Disa përdorues të Gmail do ta shohin nga dita e sotme dhe pritet të implementohet për të gjithë deri në Verë.

Copyright: © PCWorld Albania