Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Google prezantoi versionin më të fundit të Wear OS

Kompania ende nuk është gati të lançojë versionin final të sistemit operativ për veshjet inteligjente por versioni eksperimental përmirëson jetëgjatësinë e baterisë.

Google prezantoi versionin më të fundit të Wear OS

Google prezantoi Wear OS 5 në konferencën e zhvilluesve I/O ditën e djeshme duke na dhënë një ide të funksionaliteteve dhe përmirësimeve që do të sjellë platforma.

Kompania ende nuk është gati të lançojë versionin final të sistemit operativ për veshjet inteligjente por versioni eksperimental përmirëson jetëgjatësinë e baterisë.

Google jep shembull duke thënë se Wear OS 5 konsumon 20 përqind më pak bateri sesa Wear OS 4 gjatë një maratone. Ky i fundit në vetvete solli përmirësime të jetëgjatësisë së baterisë por siç duket ka ende hapësirë për përmirësim.

Kompania gjithashtu lançoi funksionalitete të reja në Watch Face Format ku zhvilluesit mund të shfaqin lloje të ndryshme informacioni. Mund të krijohen aplikacione që tregojnë informacione rreth motit, përfshirë temperaturën dhe shanset që të bjerë shi.

Google nuk tha se kur Wear OS 5 do të bëhet i disponueshëm por paraardhësi mbërriti në Samsung Galaxy watch 6 në Gusht të 2023. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Apple Watch Series 9 45MM

33,990 L
 
- 20%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Redmi Watch 3 Active

Original price was: 4,990 L.Current price is: 3,990 L.
Kurseni: 1,000 L