Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Google sjell WearOS 5 në modelet e kaluara Pixel Watch dhe Watch 2

Watch OS 5 sjell kontrolle të përmirësuara të kamerës për versionet e vjetra të orës inteligjente së bashku me mbështetjen për Pixel Recorder dhe një lançues aplikacionesh të ri.

Google sjell WearOS 5 në modelet e kaluara Pixel Watch dhe Watch 2

Google njoftoi ditën e sotme se Pixel Watch dhe Pixel Watch 2 do të pajisjen me WearOS 5. Versioni më i fundit i sistemit operativ do të mbërrijë në orët inteligjente Pixel të cilët kanë Wear OS 3.5 dhe 4 të instaluar duke filluar prej ditës së sotme.

Përdoruesit do të shohin një njoftim në pajisjet e tyre në momentin që përditësimi bëhet i dispouneshëm.

WearOS 5 sjell kontrolle të përmirësuar të kamerës për versionet e vjetra të orës inteligjente së bashku me mbështetjen për Pixel Recorder dhe një lançues aplikacionesh të ri.

Ndërsa raportimet e hershme thonë se WearOS 5 do të përmirësonte jetëgjatësinë e baterisë, Google nuk e specifikoi nëse sistemi operativ ka të njëjtin efekt në modelet e vjetra.

Google lançoi së fundi Pixel Watch 3 i cili impresionoi me jetëgjatësinë e lartë të baterisë por edhe veçori të reja krahasuar me Pixel Watch 2. Ishte ora e parë që vinte me WearOS 5, sistem operativ që debutoi me Galaxy Watch 7 dhe Ultra të Samsung.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy Watch Ultra

39,990 L
 
- 11%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Watch6 44MM

Original price was: 17,990 L.Current price is: 15,990 L.
Kurseni: 2,000 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy Watch6 Classic 47MM

19,990 L22,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple Watch Series 9 45MM

33,990 L