Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

iPhone 12 Pro më i shitur sesa iPhone 12 mini

Sipas një raporti të publikuar nga Morgan Stanley, prodhimin e parashikuar për iPhone 12 mini Apple e ka kaluar në iPhone 12 Pro, konkretisht për 2 milionë njësi.

iPhone 12 Pro më i shitur sesa iPhone 12 mini

iPhone 12 mini është zhgënjimi më i madh i vitit për Apple edhe pse në terësi linja iPhone 12 konsiderohet shumë e suksesshme. Madje kërkesa për iPhone 12 Pro është më fortë se sa kishte imagjinuar Apple.

Sipas një raporti të publikuar nga Morgan Stanley, prodhimin e parashikuar për iPhone 12 mini Apple e ka kaluar në iPhone 12 Pro, konkretisht për 2 milionë njësi.

Në tremujorin e parë të 2021 kompania do të prodhojë më pak iPhone 12 mini dhe më shumë iPhone 12 Pro. Në letër varianti më i vogël i iPhone të këtij viti duhet të ishte një hit. Ofron eksperiencën e një flagshipi në madhësi të vogël.

Përdoruesit marrin ekranin OLED, Face ID, procesorin A14 e madje edhe 5G në madhësinë e një iPhone të vjetër. Dhe me çmim prej 699 dollarësh është modeli me kosto më të përballueshme.

Por mesa duket nuk ka mjaftuar për të joshur konsumatorët të cilët janë vënë në kërkim të modeleve më të mëdha. Ndërsa iPhone 12 Pro fillon nga 999 dollarë dhe ka fuqi të avancuara fotografike mbase edhe për emërtimin “Pro” që bart.

Apple nuk jep detaje rreth shitjes së modeleve individuale të iPhone. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Apple iPhone 11 Pro

29,990 L31,990 L
 
Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

33,490 L37,990 L