Zakonisht Nvidia lançon një gjeneratë të re kartash grafike çdo dy vite, prandaj 2022 është viti i avancimit përtej serive RTX 30.
Seritë e kartave grafike RTX 40 mund të mos jenë larg debutimit. Ndërsa gjysma e dytë e 2022 po afrohet, lajmet të cilat flasin për kartat grafike të shumëpritura po shtohen.
Informacionet më të fundit publikuar nga Tom’s Hardware flasin për një kartë grafike me emrin e koduar AD102 që besohet se është një prej kartave grafike të rangut të lartë RTX 40.
Ekspertët presin debutimin e RTX 40 në fund të këtij viti me arkitekturën që bart emrin e koduar “Ada Lovelace.” Ato do të mbështeten mbi arkitekturën 5-nanometër të TSMC.
Vetë Nvidia nuk ka konfirmoi nëse do të lançojë RTX 40 këtë vit. Sipas informacioneve të publikuara më herët, kartat do të kenë fillojnë nga RTX 4050 deri në RTX 4090.
Zakonisht Nvidia lançon një gjeneratë të re kartash grafike çdo dy vite, prandaj 2022 është viti i avancimit përtej serive RTX 30.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë