Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Laptopët e rinj Dell XPS inspirohen nga dizajni i XPS Plus

Laptopët janë të hollë dhe të vegjël madje edhe modelet XPS 15 dhe XPS 17 janë tkurrur në XPS 14 dhe XPS 16 edhe pse madhësia e ekraneve 16:10 thuajse ka ngelur e paprekur.

Laptopët e rinj Dell XPS inspirohen nga dizajni i XPS Plus

Ndërsa opinionet ishin të ndara kur flitej për laptopët Windows e segmentit të lartë Dell, kompania ka vendosur të sjellë një pamje të re tek XPS 13 Plus me një rresht butonash me prekje dhe një trackpad që padukshëm.

Versioni më i fundit i XPS 13, së bashku me XPS 14 dhe XPS 16 të ridizajnuar, kanë të gjithë një gjuhë të përditësuar dizajni. Në fakt tashmë është bërë standard sepse nuk do të ketë një model XPS Plus, thjeshtë do të quhen laptopë XPS.

Laptopët janë të hollë dhe të vegjël madje edhe modelet XPS 15 dhe XPS 17 janë tkurrur në XPS 14 dhe XPS 16 edhe pse madhësia e ekraneve 16:10 thuajse ka ngelur e paprekur.

Të dy kanë gjuhën e dizajnit të XPS 13 Plus me rreshtin e butonëve të funksionit me prekje dhe touchpad i cili nuk vihet re. Megjithatë njëlloj si paraardhësit shasia më e madhe mundësonte vendosjen e kartave grafike të dedikuara që nuk janë të disponueshme në dizajnin 13-inç.

Dell XPS 13

XPS 13 i ridizajnuar ruan portabilitetin me një tastierë të rrafshët e cila nuk shtrihet tek kornizat anësore. Ekrani 13.5-inç Gorilla Glass 3 fillon me një panel 1920×1200 pa prekje i cili ka ndriçim të fortë prej 500-nits.

Opsioni i dytë është një panel me prekje 2560×1600 dhe i treti është një panel OLED me prekje 2880×1800. Të tre variantet kanë katër altoparlantë dhe një kamër HD e përshtatshme për Windows Hello.

Skaneri i shenjave të gishtërinjve gjendet në butonin e ndezjes. Në brendësi janë procesorët Core Ultra 5 dhe Ultra 7 me 12 ose 16 bërthama. RAM fillon nga 8GB, një zgjedhje zhgënjyese nga Dell, por shkon deri në 64GB.

Hapësira fillon prej 512GB PCIe 4 deri në 4TB. Opsioni i vetëm grafik janë Intel Arc të integruara. Bateria ka kapacitet 55 Wh.

Dell XPS 14

Ekrani është pak më madh prej 14.5-inç. Përdoruesit kanë në dispozicion të njëjtin panel bazë si XPS 13 por varianti më cilësor është OLED me prekje 3200×2000.

Ky variant ka procesorin Core Ultra 7 ndërsa memoria RAM fillon prej 16GB ndërsa hapësira nga 512GB Deri në 4TB. Opsionet grafike janë Intel Arc të integruara ose RTX 4050 6GB.

Karta grafike e dedikuar prej 30W është armiku më i madh i baterisë 69.5 Wh të XPS 14. Shasia më e madhe ofron hapësirë për dy porta Thunderbolt 4 në të majtë, një portë kufjesh 3.5mm dhe një kartë microSD në të djathtë.

Dell XPS 16

Së fundi vjen modeli XPS 16 me panel 16.3-inç i cili fillon nga një variant 1920×1200 pa prekje. Megjithatë blerësit mund të zgjedhin një opsion 4K OLED me prekje.

Opsionet grafike fillojnë nga RTX 4050, RTX 4060 deri në RTX 4070. Sasia e memories RAM dhe hapësirës janë të njëjta me XPS 14 por modeli më i kushtueshëm ka procesorin Core Ultra 9 me 18 bërthama.

Edhe pse nuk ka asnjë portë më shumë sesa XPS 14, shasia më e madhe akomodon një bateri prej 99.5 Wh. Data e sakta të debutimit nuk janë të disponueshme por çmimet po. XPS 13 fillon prej 1299 dollarë, XPS 14 prej 1699 dollarë dhe XPS 16 prej 1899 dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania