Monedhë

Kategoritë

6 muaj më parë

Liveblog: Apple prezanton modelet e reja iPhone, Apple Watch dhe AirPods

Liveblog: Apple prezanton modelet e reja iPhone, Apple Watch dhe AirPods

20:36 – iPhone 16 Pro dhe 16 Pro Max mund të porositen prej ditës së Premte. Në dyqane prej 20 Shtatorit.

20:31 – Me Audio Mix, mund të izoloni zërin e njerëzve në kamerë me një opsion “in-frame mix”. Opsioni “Studio mix” ju lejon të imitoni efektin brenda një studioje, sikur të ishit brenda një studio zanore. “Cinematic mix” sjell zhurmë mjedisore në mjedis dhe mban zërat në fokus.

20:30 – Përditësimi për memot zanore që vjen këtë vit lejon përdoruesit të bëjnë regjistrime dy drejtimëshe.

20:29 – Regjistrimi i audios hapësinore gjatë regjistrimit të videos.

20:28 – Katër mikrofon me cilësi në studio me një dysheme më të ulët të zhurmës.

20:26 – Pajisjet e reja mund të shkrepin 4K në 120p, duke mundësuar pamje shumë më të lartë me lëvizje të ngadalta. Procesori i ri i sinjalit të imazhit të A18 Pro mundëson modifikime kornizë për kornizë edhe në Dolby Vision.

20:25 – Përpunimi HDR i Apple do të bëhet edhe më i ndërlikuar me më shumë stile dhe pamje. Pamje natyrale. Pamje bardh e zi. Mund të përpunoni stilet pas realizimit të fotos.

20:25 – Kontrolli i kamerës ju lejon të kaloni mes lenteve.

20:24 – Kamera 5x telefoto me dizajn tetraprizmi në Pro standard, jo vetëm në Pro Max.

20:23 – 48MP i ri ultra i gjerë me sensor të fokusimit automatik me katër piksel.

20:22 – Kamera parësore e iPhone 16 Pro është 48-megapiksel. Sensori i gjeneratës së dytë me katër pikselë me vonesë zero të diafragmës në fotot ProRaw dhe HEIF.

20:21 – Do të përdorë 20 për qind më pak energji se A17 Pro dhe ka cache më të mëdhe se A18.

20:20 – Veçoritë e reja të avancuara të mediave vetëm në modelet Pro — regjistrim video ProRes, shpejtësi e lartë USB 3.

20:20 – Ray tracing 2 herë më i shpejtë se A17 Pro. Dy bërthama të performancës dhe katër bërthama efikasiteti. 15 për qind më shpejt se A17 Pro.

20:19 – Apple Intelligence funksionon 15 për qind më shpejt se në iPhone 15 Pro.

20:18 – Motori neural 16 bërthamor “shkëlqen në proceset AI”.

20:17 – Apple Silicon zhbllokon veçoritë vetëm në iPhone 16 Pro. Çipi A18 Pro vetëm për iPhone 16 Pro. Më efikas sesa A18 dhe bazohet në procesin 3-nanometër.

20:16 – Katër ngjyra, e zezë, e bardhë, argjendi, “shkretëtirë”.

20:15 – Materiali ndërtues i iPhone 16 Pro është titanium i gradës 5.

20:14 – iPhone 16 Pro vjen me ekran 6.3-inç dhe Pro Max me 6.9-inç.

20:11 – Tim Cook prezanton iPhone 16 Pro.

20:11 – iPhone 16 kushton 799 dollarë ndërsa iPhone 16 Plus 899 dollarë.

20:08 – iOS 18 gjithashtu i bën veçoritë e sigurisë më të mira. Emergjenca SOS tani mbështet ndarjen e videove live

20:07 – iPhone 16 ka bateri më të madhe por Apple nuk e specifikon.

20:06 – iPhone 16 ka ray-tracing harduerik.

20:05 – Çipi i ri ofron 30 përqind performancë më të lartë të qëndrueshme. iPhone 16 mund të mbështesë lojëra AAA si Resident Evil Biohazard dhe Assassin’s Creed Mirage.

20:04 – Kamera kryesore mund të përdoret edhe si telefoto. Sensori i dytë sakaq është me kënd super të gjerë.

20:03 – Për herë të parë një iPhone realizon foto hapësinore.

20:02 – Video Dolby Vision 4K60. Lente telefoto 12mp 2x me hapje f/1.6.

20:00 – Kamera e iPhone 16 ka një sensor parësor 48-megapiksel e cila realizon foto 24-megapiksel përmes kombinimit të pikselëve.

19:59 – Mund të dallojë midis një klikimi të plotë dhe një shtypjeje më të lehtë. Shtypja e lehtë mundëson një pamje paraprake më të pastër ose një mbivendosje që ju lejon të rregulloni zmadhimin, thellësinë etj ndërsa e njëjta mund të aplikohet me një prekje të dyfishtë. Aplikacione si Snapchat shfrytëzojnë Kontrollin e Kamerës.

19:58 – Kontrolli i kamerës është i shtrirë në sipërfaqe, i mbuluar me xhami safiri. Kur klikoni mbi të nis kamerën, thjesht klikoni përsëri për të nxjerrë një foto. Klikoni dhe mbani për të regjistruar video.

20:57 – Përdoruesit mund të shfrytëzojnë kontrollin e ri të kamerës për inteligjencë vizuale, një funksionalitet shumë ngjashëm me Google Lens.

19:56 – Mund të përditësojë një kontakt. Apple Intelligence do të jetë i disponueshëm si përditësim softueri. Funksionalitetet e reja vinë muajin e ardhshëm në gjuhën Angleze fillimisht. Gjuhët Kineze, Franceze, Japoneze dhe Spanjolle vinë vitin e ardhshëm.

19:55 – Mund të japë udhëzime hap pas hapi siç është fshirja materialeve të dyfishuara.

19:53 – Apple Intelligence nis një epokë të re për Siri me një gjuhë më natyrale.

19:52 – Apple Intelligence ndihmon përdoruesit me proceset e produktivitetit si përmbledhja e e-mail-eve, e njoftimeve apo përcaktimi i njoftimeve me prioritet.

19:51 – Falë Apple Intelligence mund të krijoni emoji me një përshkrim të thjeshtë.

19:50 – Apple Intelligence është integruar në mbarë sistemin duke filluar me mjetet e shkrimit.

19:49 – Craig Federighi thotë se iPhone kryen proceset AI lokalisht.

19:47 – Grafikat janë 40 përqind më të shpejta sesa ato në A16.

19:46 – Ka 6 bërthama procesorike ku 2 janë performance dhe 4 efikasitei. Çipi është 30 përqind më i shpejtë sesa A16 duke konsumuar 30 përqind më pak energji.

19:46 – 17 përqind më shumë bandwidth memorie. A18 është ndërtuar mbi gjeneratën e dytë 3-nanometër.

19:45 – iPhone 16 fuqizohet nga çipi A18. 16 bërthama neurale optimizuar për modelet e AI gjeneruese.

19:45 – Përfshin edhe një funksionalitet quajtur “Camera Control”.

19:44 – Ekran deri në 2,000 nits në ambiente me dritë. Vjen në dy madhësi: 6.1-inç për iPhone 16 dhe 6.7-inç për iPhone 16 Plus. Ka një buton të ri aksioni.

19:43 – iPhone 16 vjen me një pamje të re.

19:42 – Gjenerata e re e iPhone është dizajnuar për Apple Intelligence.

19:41 – Tim Cook thotë se është koha të flasim për iPhone.

19:39 – Funksionaliteti “Hearing Aid” do të ofrohet në 100 vende të botës.

19:38 – Teknologji për testimin e dëgjimit dhe personalizimin e kufjeve sipas nevojës.

19:35 – AirPods pro përfshin mbrojtje të avancuar të dëgjimit. Mund ti mbani gjatë një koncerti për të reduktuar zhurmat e larta.

19:35 – Apple prezanton modelin e përditësuar të AirPods Pro 2.

19:34 – AirPods Max janë përditësuar me portën USB-C. Kushtojnë 549 dollarë dhe janë në shitje prej 20 Shtatorit.

19:33 – AirPods 4 kushtojnë 129 dollarë për modelin bazë dhe 179 dollarë për modelin me ANC.

19:32 – Teknologjinë ANC të eliminimit të zhurmave.

19:31 – AirPods 4 pajisen edhe me teknologjinë e karikimit wireless. Mund të përdorni Apple Watch ose karikuesit Qi.

19:30 – Karikim USB-C dhe 30 orë jetëgjatësi baterie.

19:29 – Audio hapësinore të personalizuar falë një arkitekture të re akustike të përditësuar. Integruar gjeste të Siri.

19:28 – AirPods 4 fuqizohet nga çipi H2. Përmirëson ndjeshëm cilësinë e audios.

19:27 – Rikthehet Tim Cook me prezantimin e gjeneratës së re AirPods 4

19:25 – Apple Watch Utra 2 kushton 799 dollarë dhe shitet prej 20 Shtatorit.

19:24 – Watch Ultra 2 vjen me një ngjyrë të re të zezë së bashku me një rrip të zi prej titaniumi.

19:23 – Apple Watch Ultra është ora më e mirë për sportet dhe aktivitetet e fitnesit thotë Ng.

19:22 – Zëvendës presidenti i Apple Watch Stan Ng prezanton Apple Watch Ultra.

19:20 – Apple Watch Series 10 do të porositet nga dita e sotme për 399 dollarë dhe të shitet nga 20 Shtatori

19:18 – Apnea e gjumit po vjen në më shumë se 150 vende më vonë këtë muaj.

19:17 – Ofron përkujtues medikamentesh, identifikon ambientet me zhurmë të lartë dhe fibrilacionin atrial

19:16 – Watch Series 10 identifikon Apnea-n e Gjumit.

19:15 – Karikohet në 80 përqind për 30 minuta.

19:13 – Çipi i ri S10 ka 4 bërthama neurale për AI dhe machine learning.

19:12 – Një version Titanium i Series 10. 90 përqind titan i riciklueshëm.

19:12 – Series 10 peshon 20 përqind më pak sesa Series 9.

19:11 – Watch Series 10 është vetëm 9.7mm i trashë. Sistemi i altoparlantëve është zvogëluar në madhësi.

19:10 – Kasa e Watch Series 10 përbëhet nga alumin dhe kallaj. Vjen me një ngjyrë të re të zezë.

19:08 – Watch Series 10 ka ekran me ndriçim 40 përqind më të lartë.

19:07 – Apple Watch Series 10 ka ekranin më të madh vendosur në një orë inteligjente të Apple

19:06 – Jeff Williams merr fjalën për të prezantuar në detaje Apple Watch.

19:04 – “Le të flasim për Apple Watch.”

19:03 – “Sot do të flasim për iPhone, Apple Watch dhe AirPods,” thotë Cook.

19:00 – “Le të vazhdojmë me shfaqjen,” tha Cook. Një video po luhet, duke treguar njerëzit që përdorin iPhone, Apple Watches, FaceTime, Apple Fitness+ dhe një sërë produktesh të tjera të Apple.

18:59 – Tim Cook në skenë ndërsa përshëndet audiencën.

Evenimenti vjetor i iPhone është padyshim më i madh i Apple që hoston gjatë gjithë vitit. Kjo sepse një numër pajisjesh të reja debutojë dhe një prej tyre është një mini kompjuter që shumica prej nesh e marrin kudo pas vete.

iPhone 16 dhe iPhone 16 Pro, Apple Watch Series 10 dhe Apple Watch Ultra 3, AirPods 4 dhe AirPods Pro 3 dhe versionet e reja të sistemeve operativ mobile dhe desktop si iOS, iPadOS, macOS, tvOS dhe watchOS pritet të debutojnë në këtë eveniment.

Evenimenti “Glowtime” i Apple fillon në 19:00 me orën tonë lokale dhe në këtë blog live ju përditësojmë me informacionet më të fundit nga Apple Park.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Apple Watch Ultra 2

69,990 L89,990 L
 
- 17%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

Original price was: 11,990 L.Current price is: 9,990 L.
Kurseni: 2,000 L