Monedhë

Kategoritë

9 muaj më parë

Ndryshimi i planifikuar i WhatsApp bën realitet një frikë të përdoruesve

Sa i takon vendosjes së reklamave në Status, kompania ka folur për një gjë të tillë prej vitesh por asnjëherë nuk ka vepruar.

Ndryshimi i planifikuar i WhatsApp bën realitet një frikë të përdoruesve

WhatsApp nuk është tërhequr nga planet për të aplikuar reklama në platformë. Reklamat e WhatsApp mund të shfaqen në vende të ndryshëm në aplikacion përfshirë funksionalitetet e Kanaleve dhe Statuseve ndërsa një afat kohor se kur mund të vinë mbetet enigmë.

Kur u pyet nëse WhatsApp do të vijonte të ishte falas dhe pa reklama, shefi i WhatsApp Will Cathcart tha se kompania nuk ka planifikuar të shfaqë reklama brenda bisedave por në hapësira të tjera të aplikacionit po.

Në Shtator Cathcart në mënyrë kategorike mohoi një raport të Financial Times që thoshte se Meta po planifikon të vendosë reklama. Asokohe për disa media Braziliane tha se shfaqja e reklamave në biseda nuk ishte modeli i duhur.

Sa i takon vendosjes së reklamave në Status, kompania ka folur për një gjë të tillë prej vitesh por asnjëherë nuk ka vepruar.

Por në 2020-ën ekzistonte një frikë brenda kompanisë se aktivizimi i reklamave do të shkaktonte reagim tek përdoruesit. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

112,990 L159,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

57,990 L61,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L