Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

One UI 6 bazuar në Android 14 vjen për flagshipët e Samsung

Përditësimi në Galaxy S23 ka numrin e versionit S916BXXU3BWJM dhe po bëhet i disponueshëm në disa vende si Gjermania, Britania, Norvegjia, Finlanda etj.

One UI 6 bazuar në Android 14 vjen për flagshipët e Samsung

Ndërsa të gjithë po presin me padurim debutimin e One UI 6, pas disa përditësimesh beta, Samsung siç duket është më në fund gati ta bëjë të disponueshëm për të gjithë.

Përditësimi sjell Android 14 tek smartfonët dhe tabletët e përshtatshëm Galaxy duke sjellë disa veçori të reja.

Pajisjet e para që marrin versionin stabil One Ui 6.0 janë flagshipët Galaxy S23. Telefonët e tjerë do të marrin përditësimin gradualisht në ditët dhe javët në vijim.

Përditësimi në Galaxy S23 ka numrin e versionit S916BXXU3BWJM dhe po bëhet i disponueshëm në disa vende si Gjermania, Britania, Norvegjia, Finlanda etj.

Është i bazuar në One UI 6 Beta 9, që do të thotë se Samsung nuk ka bërë shumë ndryshime që nga versioni i fundit eksperimental. Nëse jeni pjesë e programit beta, përditësimi i cili ju kalon në versioni stabil është vetëm 350MB.

Për përdoruesit e zakonshëm është 3GB. Përmban edhe përditësimin e sigurisë së muajit Tetor.

Ja sesi të përditësoni

Për të përditësuar smartfonin tuaj Galaxy S23 në One UI 6.0 ndiqni këto hapa:

  • Sigurohuni që keni bateri 50 përqind
  • Duhet të keni një lidhje stabile Wi-Fi ose celulare
  • Kur të jeni gati shkoni në Settings > Software update > Download and install

Samsung po lançon përditësimin në faza. Nëse përditësimi nuk është menjëherë i disponueshëm për ju, kontrolloni më vonë.

Ndryshimet e One UI 6.0

Bëhet fjalë për një listë ndryshimesh dhe veçorish që One UI 6 sjell të cilat i kemi renditur mëposhtë:

  • Tekst i ri, tekst më i thjeshtë ikonash
  • Mini-aplikacione të reja për Weather dhe Camera
  • Opsione të reja përshtatjeje për Ekranin e Bllokimit
  • Panel i ridizajnuar njoftimesh dhe Quick Settings
  • Të dhëna më të pasura në Weather
  • Stile të reja emoji në Samsung Keyboard
  • Përmirësime të aplikacionit Camera
  • Përmirësime të aplikacionit Gallery
  • Funksionaliteti i thirrjes me Bixby mbështet më shumë gjuhë
  • Funksionalitet i ri bllokimi për aplikacionet nga dyqane të paautorizuara
  • Modalitet të lidhur ngushtë me ekranin e bllokimit

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

109,990 L144,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 15 Pro Max

129,990 L164,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 14 Pro Max

99,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 14 Pro

104,990 L114,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 13 Pro Max

62,990 L66,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 13 Pro

55,990 L57,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 13

45,990 L