Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

OneDrive i jep fund hapësirës pa limit për bizneset

Kompania ende ofron OneDrive for Business (Plan 1) me 1TB memorie për 5 dollarë për përdorues në muaj. OneDrive for Business Plan 2, tashmë ka disa shënime pavarësisht premtimit për hapësirë pa limit.

OneDrive i jep fund hapësirës pa limit për bizneset

Shërbimi OneDrive for Business i Microsoft nuk do të ofrojë më hapësirë pa limit për konsumatorët komercialë. Raportuar nga TechRadar, shërbimi OneDrive for Business(Plan 2) i cili ofron hapësirë pa limit për 10 dollarë për përdorues në muaj nuk është më i disponueshëm për konsumatorët e rinj.

Kompania ende ofron OneDrive for Business (Plan 1) me 1TB memorie për 5 dollarë për përdorues në muaj. OneDrive for Business Plan 2, tashmë ka disa shënime pavarësisht premtimit për hapësirë pa limit.

Së pari konsumatorët komercialë kanë 1TB hapësirë e cila mund të rritet deri në 5TB. Për të marrë hapësirë shtesë, konsumatorët duhet të kontaktojnë Microsoft dhe të përfitojnë deri në 25TB.

Përtej asaj Microsoft do të ofrojë hapësirë shtesë vetëm në formën e 25TB për ekipet SharePoint. Mbase mund të mbani mend kohën kur Microsoft ofronte hapësirë pa limit të OneDrive për konsumatorët në Office 365 Home dhe Personal po kompania i dha fund asaj praktike në 2015-ën.

Asokohe kompania tha se disa konsumatorë po abuzonin me sistemin duke ngarkuar koleksione të mëdha filmash. Vendimi i OneDrive vjen pak pasi Dropbox bëri të njëjtën gjë me planin Advanced. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L